Kush janë "Barbas" dhe "Pelado", dy bosët shqiptarë të 2.2 tonëve kokainë në Peru? Ja emrat

Kush janë "Barbas" dhe "Pelado", dy bosët

Autoritetet peruane kanë identifikuar dy bosët shqiptar të 2.2 tonëve kokainë që u kapën në Peru.

Ata janë Franc Malo dhe Gentjan Meta të identifikuar me kartat e identitetit të huaja përkatësisht Nr.RR9006443 dhe 096556724.

Dy bosët shqiptarë, pjesë e kartelit "Los Balcanes" janë kapur nga kamerat gjatë kohës që kanë qëndruar në një hotel luksoz që ndodhet në El Golf.Kush janë "Barbas" dhe "Pelado", dy bosët

Autoritetet bëjnë me dije se ata kishin shkuar në Peru me qëllim koordinimin dhe menaxhimin e transportit të 2.2 tonëve kokainë me destinacion Holandën.

Shqiptarët të njohur me nofkat "Barbas" dhe "Pelado" kanë hyrë legalisht në Peru përmes Ekuadorit, duke u hequr si turistë të zakonshëm.

Sasia e kokainës e kamufluar në formë të lëngshme ishte e fshehur në kanace asparagusi dhe kishte si destinacion Holandën duke kaluar nga porti i Callao-s, pranë kryeqytetit peruan, Limë, raportojne mediat peruane.