"Fli me mua dhe jo me fëmijët", fushatë kundër pedofilisë në Kinë
Me sloganin "fli me mua dhe jo me fëmijët" kanë nisur aktivistët në Kinë një fushatë e cila vepron kryesisht nëpërmjet internetit, kundër abuzimit seksual të fëmijëve. Vitet e fundit rastet për abuzimin ndaj nxënëseve nga mësuesit janë shtuar së shumti, ku rasti më i fundit ishte skandali ku mësues në një shkollë nën këcënimin e notave detyronin vajza të mitura të shkonin në hotele.Slogani që njëkohësisht ëshët dhe apel shoqërohet nga foto lakuriq të dërguesit në mediat sociale dhe në postera. Ideja ka ardhur nga disa artistë kinezë dhe u popullarizua te aktivistët, studentët madje dhe policë të cilët janë fotografuar lakuriq duke marrë pjesë në fushatën e re kundër pedofilisë.Në një nga nga shumë variacione të sloganit me të njëjtën thirrje thuhet "zoti drejtor rezervo një dhome në hotel me mua dhe lërë të qetë ", ndërsa u bën thirrje fëmijëve dhe adoleshentëve që të raportojnë menjëherë abuzimet seksuale. Gjë kjo që zakonisht nuk ndodh, pasi punonjësit në shkolla "mbulojnë" rastin pa njoftuar policinë.Dhjetra raste të pedofilisë kanë parë dritën e publikimit në tre javët e fundit në Kinë, nga zona të ndryshme të vendit, ku disa prej viktimave kanë qënë vetëm 8 dhe 9 vjeç.Ndëkohë që qeveria dhe organizatat kanë marrë masa më të ashpra dhe dënime kundër pedofilëve, publiku reagoi më shpejt dhe me efikasitet fillimisht duke përdorur internetin për të dhënë informacion mbi pedofilët dhe më pas imituesit e tyre që aspirojnë të preferojnë të rriturit sesa fëmijë."Çdo mesazh" rezervo dhomë me mua"duhet të dëgjohet thirrja për të mbrojtur fëmijët," thotë sociologu Li Ginche, duke shfaqur "oferta joshëse" në internet si një mjet i shprehjes së botës kombinuar me një humor të zi për inercinë e sistemit të mbrojtjë të miturit.