1 i vdekur në protestat në Turqi, Erdogan: Nuk ka “pranverë arabe”

Komfirmohet viktima e parë nga dhuna e ditëve të fundit në Turqi. Të hënën një grup mjekësh deklaruan se një prej protestuesve është shtupur nga një automjet.Viktima ëshët një 20 vjeçari, Mehmet Ajvalitas, mbi të cilën ka rënë një taksi, ndërsa ai po marshonte me protestuesit e tjerë përgjatë autostradës në Stamboll të dielën vonë. Taksia gjithashtu ka përplasur dhe katër protestues të tjerë të cilët u plagosën, njëri prej tyre është në gjëndje të rëndë. Ndërsa ende dihet nëse shoferi i automjetit ra mbi ta qëllimisht apo aksidentalisht.Sipas raporteve Associated Press, të cilat ende nuk kanë janë konfirmuar për shkak të përleshjeve midis demonstruesve dhe policisë, dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 1,000 janë plagosur.Në një video të lëshuar nëpërmjet rrjeteve sociale në Internet duket se një protestues ëshët shtupër nga një automjet i blinduar i policisë në Stamboll.Ndërsa në video të tjera, të postuara në internet, duket dhuna e ashpër që ushtrohet nga forcat speciale ndaj turmave civile.Trazirat nisën katër ditë para dhe kanë përshkuar qytetet më të mëdha të turqisë. Ndësa ato vazhdojnë kryeminsitri Turk Rexhep Tajip Erdogan në një konferencë shtypi të hënën para se të nisej për turin e tij në Marok, i irrituar nga pyetjet e gazetarëve ka theksuar se protestat anti-qeveritare nuk përbëjnë një pranverë turke.Erdogan i quajti protestat kundër qeverisë së tij veprime të organizuara nga ekstremistët dhe hodhi poshtë krahasimet me Pranverën Arabe. Protestat filluan të premten dhe u përhapën kur policia përdori forcë të tepruar kundër një grupi demonstruesish që kërkonin të ndalohej shkulja e pemëve në sheshin kryesor të Stambollit, Taksim, për t'i hapur vend ndërtimit të një qendre tregtare.Ndërkohë që reagime kunder qeverisjes së kryeminsitrit kanë ardhur dhe nga presidenti turk Abdullah Gul, i cili në një deklaratë të tij theskoi se demokracia nuk ka të bëjë vetëm me votimin por përfshin edhe të drejtën për protesta paqësore. Komentet e presidentit Gul janë një lloj kritike ndaj deklaratave të bëra nga Kryeministri Erdogan, i cili i ka quajtur protestuesit "një bandë grabitësish."