Video/ Vrasja e arbitrit në El Salvador, publikohen pamjet brutale të momentit të dhunshëm

Pak ditë pas ngjarjes tragjike të vrasjes së një gjyqtari amator në El Salvador, dalin edhe pamjet tragjike të ngjarjes që tonditi jo vetëm vendin e vogël të Amerikës Latine.

63-vjeçari Jose Amaya i cili po drejtonte një ndeshje amatore në Toluca u dhunua nga tifozët dhe lojtarët në mënyrë brutale.

Situata degjeneroi në dhunë kur “bilbili” nxorri të kuqin për një lojtar që e goditi e madje vazhdoi ta bënte këtë edhe kur arbitri ishte i shtrirë në tokë.

Me të u bashkuan pak sekonda më pas edhe tifozët dhe disa lojtarë të tjerë që vazhduan ta godisnin arbitrin ndërsa policia nuk ka prangosur asnjë përgjegjës për këtë ngjarje.

Shikoni pamjet tronditëse;