Roma nën flakë/ Zjarr në impiantin më të madh të mbetjeve urbane në kryeqytet
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë prej disa orësh një nga impiantet kryesore të mbledhjes e përpunimit të mbetjeve urbane në kryeqytetin italian Romë.
Impianti i Malagrottas, një ndër më të mëdhenjtë në rajonin e Lazios, prej disa orësh është nën flakët e zjarrit, tymit e mjegullës e dhjetë skuadra zjarrëfikësesh e mbi 70 punonjës të tyre po punojnë prej disa orësh për shuarjen e tij.
Flakët e zjarrit kanë përfshirë fillimisht dy kapanone të grumbullimit të mbetjeve plastike e të letrës dhe zonën e gazifikimit e vaskën e grumbullimit të tyre.
Në një moment të dytë zjarri ka përfshirë dhe zonën e trajtimit mekanik e biologjik që përpunon cdo ditë rreth 900 tonë mbetje urbane të kryeqytetit.
"Zjarri është shumë i komplikuar për t'u shuar", kanë deklaruar drejtuesit e skuadrave të zjarrëfikësve që po punojnë në vendngjarje, "pasi, thotë ata, kemi të bëjmë me materriale të djegeshme që sapo shuhet një pjesë rindizet përsëri".
Në ndihmë të skuadrave të zjarrëfikësve kanë mbërritur dhe repartet e aeroportit të Fiumicinos.
Për kryetarin e Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri "c'ka po ndodh përbën jo vetëm një ngjarje të rëndë me dëme ambientale, por dhe për sistemin e menaxhimit të mbetjeve urbane në kryeqytet e që pa dyshim do të sjell pasoja të menjëhershme."
"Po punojmë, ka deklaruar kryebashkiaku, duke ngritur menjëherë një skuadër pune, për të riogranziuar e adresuar grumbullimin e mbetjeve në impiante të tjera."
Ndërkohë Agjensia Rajonale për monitorimin e ajrit, ka organizuar një repart pune për të monitoruar nivelin e ndotjes e ka rekomanduar banorët të mbajnë të mbyllura dritaret për 24-48 orët e ardhshme.
Po vlerësohet gjithashtu që të mbahen të mbyllura kopshtet e cerdhet e zonës përrreth, për t'u mbrojtur nga rreziku i mundshëm i dioksinës.
Për momentin nuk ka asnjë pasojë në oraret e udhëtimeve në aeorportin e Fiumicinos e fluturimet po vazhdojnë rregullisht.
Mjegulla e tymit dhe era e djegur ndjehet në pjesën më të madhe të Romës, e autoritetet lokale kanë rekomanduar banorët, që jo vetëm dritaret të jenë të mbyllura por dhe kondicionatorët të mos vihen në punë gjatë orëve të ardhshme.
Prokurorët e Romës kanë nisur një hetim mbi zbardhjen e motivit të këtij zjarri e për të kuptuar nëse është një zjarrëvënie e qëllimshme o jo.
Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri ka firmosur urdhëresën me masa drastike për 48 orët e ardhshme, që vendos mbylljen e shkollave të ciklit të ulët e të mesëm, ndërprerjen e aktivitetin edukativ e didaktik në ambjente të hapura, mbylljen e qendrave verore publike e private, ndërprerjen e konsumimit të ushqimeve derivate nga kafshët e artikuj vegjetalë të prodhuar në zonat e identifikuara në dokumentacion e urdhëresës, ndalimin e shëtitjes e kullotjes së kafshëve, si dhe rekomandon për banorët të mbajnë dritare të mbyllura në banesa e limitimin e aktiviteteve në natyrë si dhe ato sportive.

