Zyrih/ Donin të kryenin një ritual mbi prush, 13 persona përfundojnë në spital nga djegiet

Në komunën e vogël Au të Zyrihut në Zvicër 25 persona kanë përfunduar në spital nga diegiet për shkqak se po merrnin pjesë në një ritual.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

25 persona morën pjesë në një ritual duke ecur  në prushin e nxehtë, por 13 prej tyre u dërguan me urgjencë në spital nga djegiet.

Ecja mbi prushin e nxehtë është një praktikë dhe ritual i kulturave të Europës Lindore dhe Azisë që përdoret dhe në ritualet fetare.

Në këtë rast ishin disa individë që organizuan ritualin nga të cilët 13 pësuan djeguie të rënda dhe u dërguan në spital.

Policia pasi u vu në dijeni nisi një hetim mbi personat që e kishin organizuar atë për të parë nëse personat ishin detyruar për të marrë pjesë apo ishte dëshira e tyre.