Bien sirenat gjatë takimit të krerëve europianë në Kiev

Sirenat për një sulm ajror kanë rënë në Kiev ndërsa liderët europianë kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas për një vizitë në vend.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi janë në Kiev për vizitën e tyre të parë në Ukrainë që nga pushtimi rus.

Ata do të takojnë presidentin Volodymyr Zelensky më vonë për të treguar mbështetjen e tyre.

Megjithatë sirenat nuk do të thotë se ka pasur apo do të ketë një sulm, por ato shpesh shërbejnë si një paralajmërim për një rrezik të mundshëm.

Scholz i tha të përditshmes gjermane Bild se ata "duan të tregojnë jo vetëm solidaritet, por gjithashtu të sigurojnë se ndihma që po organizojmë, financiare, humanitare, por edhe kur bëhet fjalë për armët, do të vazhdojë".