NATO mobilizon kufirin lindor, hera e parë kjo që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë
Lufta në Ukrainë ka sjell shqetësim të shtuar për krahun lindor të NATO-s, ku përfshihen Polonia e Rumania, deri edhe Shqipëria.
Mundësia e një përshkallëzimi të konfliktit, sipas ekspertëve ushtarakë, ka sjellë që amerikanët të ndërtojnë plane për të mbrojtur Lindjen që në krye të herës.
Do të ishte vetë presidenti amerikan më herët që do të deklaronte nga Polonia se asnjë centimetër katror i NATO-s nuk duhet të friksohet nga agresioni rus.
Këtë javë, aleatët i kanë bërë realitet planet ushtarake duke deklaruar mbërritjen e forcave të shumta ushtarake dhe pajisjeve ushtarake në krahun lindor të NATO-s. Kjo ndodh për herë të parë që nga përfundimi i Luftë së Ftohtë. Lajmin e ka njoftuar vetë Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg foli për vendosjen e mbi 40 mijë trupave në krahun lindor, që do të mundësojë një përgjigje më e shpejtë nga aleanca në rast të një kërcënimi.
Fuqizimi i krahut lindor po bëhet në bashkëpunim me Gjermaninë dhe Francën, si dy anëtarë të rëndësishëm të NATO-s, njëherazi dhe tandemi kryesor i BE-së.
Me fuqizimin e krahut lindor, Polonia merr një rol më të rëndësishëm në aleancë.
Në vijim, NATO pritet të mbajë një samit në Madrid ku do të diskutohen edhe planet e reja të mbrojtjes dhe strategjitë e NATO-s pas luftës në Ukrainë.