Vrasja e 5 vjeçares/ Nuk është gjetur ende arma e vrasjes, trupi i vajzës gjysmë i zhveshur. Shumë pikëpyetje ende pa përgjigje
Vrasja e vogëlushes Elena Del Pozzo në Mascalucia (Catania) paraqet ende disa pika të paqarta.
Nëna, Martina Patti, pranoi se e kishte goditur me thikë, por arma e përdorur për të vrarë fëmijën nuk është gjetur ende.
Hetuesit kanë ngritur dyshimet nëse gruaja e ka bërë gjithçka vetë? Për këtë arsye karabinierët po marrin në pyetje miqtë dhe të afërmit për të parë nëse dikush e ka ndihmuar atë.
Në orët në vijim autopsia e Elenës do të “rrëfejë” momentet e fundit të jetës së saj, duke u dhënë disa elemente të tjera atyre që hetojnë.
E vrarë në shtëpi apo në fushën ku u gjet?
Vendi ku u vra Elena gjithashtu është ende i paqartë. Martina Patti tha se e mori nga shkolla, e çoi në shtëpi i dha puding ku e vrau dhe e çoi më pas në fshatin Mascalucia ku u përpoq të varroste trupin.
Por karabinierët nuk janë të bindur për këtë version. Për këtë arsye, familjarët janë kthyer në shtëpinë e vajzës për të kërkuar gjurmë të mundshme gjaku. Dhe nëse po, hetuesit pyesin, a mund ta kishte kryer krimin Martina Patti dhe më pas të përpiqej të zhdukte vetë provat?
Dikush mund ta ketë ndihmuar
Një bashkëpunëtor mund ta ketë ndihmuar Martina Pattin jo në krimin, por në gjithçka që ka ndodhur më pas. Familja e Martinës është dëgjuar disa herë dhe për momentin të gjithë kanë dhënë versione të besueshme për atë që ka ndodhur.
Elena është varrosur gjysmë e zhveshur
Ajo që duket më e qartë është motivi që ka dalë. Martina, ndërkohë që e donte fëmijën e saj, nuk pranoi që ish-partneri i saj të kishte rindërtuar jetën me një grua tjetër. Dhe në marrjen në pyetje ne fillim Martina Patti u përpoq t'i hidhte fajin Alessandro Del Pozzo, babait të Elenës. Ajo tha se rrëmbyesit donin te hakmerreshin ndaj tij.
Më pas del një detaj rrëqethës: trupi i Elenës u gjet gjysmë i zhveshur. Ndoshta ajo gjithashtu donte të organizonte një sulm seksual?
