I dhanë kokainën për ta ruajtur, banakieri e hedh në banjo, 2 shqiptarët i vënë armën kokës

Një banakier në Itali është kërcënuar nga një dy shqiptarë përkatësisht 40 dhe 45 vjeç, të cilët i kanë kërkuar atij të shlyejë dëmin prej 2500 eurove ose të qëllohej në kokë me armë zjarri.

Policia ka arrestuar dy shqiptarët ku 40-vjeçari akuzohet për posedim dhe trafikim të kokainës. Të dy shqiptarët do të dalin para gjykatës ku do të përballen me akuzat e ngritura ndaj tyre.

Ndërkohë, sipas avokatëve mbrojtës, për të akuzuarit nuk ka prova që të provojnë posedimin e kokainës apo edhe për kërcënimit ndaj banakierit italian.

Hetuesit bëjnë me dije se shqiptarëve u sekuestruan celularët, ku janë zbuluar mesazhe ku flitej për një borxh parash, por asnjëherë për drogë.

Në bazë të hetimeve 40-vjeçari i kishte kërkuar banakierit, t’i ruante rreth gjysmë kile kokainë në shtëpi, përpara se ta nxirrte në treg për ta shitur, por italiani e kishte hedhur në tualetin e banjës.

Kështu, me humbjen e sasisë së kokainës dhe vlerën e parave me të cilën do të shitej, 40-vjeçari së bashku me shqiptarin tjetër e kanë kërcënuar se do t’i fusnin plumbin banakierit nëse nuk sillte drogën.