Indi/ Shpëtohet pas 5 ditësh djali që kishte rënë në pus
Nga Ora News Përditësimi i fundit 16 Qershor 2022, 07:53
Është nxjerrë me sukses 11 vjeçari i cili ra në pus pesë ditë më parë në Chhattisgarh të Indisë.
Rahul Sahu qëndroi mbi 100 orë në pus dhe u shpëtua mëngjesin e së mërkurës, në orët e para të mëngjesit. Fatmirësisht ai është në gjendje të mirë shëndetësore, megjithatë është dërguar në spital për kontroll.

Operacioni ku morën pjesë mbi 500 persona përfundoi me sukses, me pjesëmarrjen dhe të Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive dhe Mbrojtjen Civile Indiane.
Fëmija që ishte shurdh-memec u monitorua minutë pas minuti dhe falë teknologjive të sofistikuara, ku përfshihej një tub oksigjen dhe një aparat fotografik për të ndjekur gjendjen e tij, u arrit që fëmijës ti sigrohej ajër atje poshtë.

