Pinte pilula për të mos ngelur shtatzënë, burri rreh barbarisht gruan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2022, 19:22
Një grua në Bolonja me origjinë nga Maroku është dhunuar barbarisht nga bashkëshorti i saj, pasi kjo e fundit pinte pilula që të mos ngelte më shtatzënë.
Burri donte që të kishte më shumë fëmijë, por 23-vjeçarja e cila kishte një djalë 3-vjeçar, nuk ka dashur të shtojë më numrin e familjes së saj, dhe në këtë mënyrë ka pirë pilula.
Burri i cili e ka marrë vesh këtë, në inat e sipër burri e ka rrahur barbarisht, bashkëshorten e cila më pas e ka denoncuar në polici, e cila e ka arrestuar.
