SHBA/ Qeni futet në kafazin e gorillës, ajo fillon ta ndjekë

Një qen është shpëtuar nga stafi i kopështit zoologjik i San Diegos pasi u fut në kafazin e gorillës.

Gorilla e vuri re shumë shpejt dhe filloji ta ndiqte ndërsa vizitorët e pranishëm filluan të bërtisnin e të trembnin gorillën.

Stafi i kopshtit zoologjik ndërhyri shpejt duke larguar gorillat nga aty dhe duke shpëtuar qenin.

Incidenti ndodhi disa ditë pasi një orangutangu tërhoqi një vizitor nga kafazi i tij në një kopësht zoologjik në Indonezi.

Pamjet tregojnë kafshën që tërheq nga bluzja djalin i cili përpiqet të shpëtojë prej tij.