Afganistan/ Stafi i Ambasadës britanike publikojnë fotot e dhunës nga talebanët

Mbi 100 burra që kanë punuar më parë në Ambasadën britanike dhe kanë mbetur në Afganistan thonë se janë dhunuar dhe torturuar nga talebanët.

Punonjësit që kishin punuar më shumë se një dekadë në vend kanë publikuar disa foto ku duken me shenja dhune e të nxira në trup.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se ka arritur të evakuojë mbi 15,000 njerëz që nga viti i kaluar dhe po punon për të marrë më shumë.

Një dokument që rendit emrat e më shumë se 150 burrave që punonin në ambasadë dhe ende jetojnë në vend është parë dhe verifikuar nga Newsnight e BBC Two.

Një burrë, emri i të cilit nuk mund të përmendet për të mbrojtur identitetin e tij, tha se kohët e fundit ishte rrahur nga talebanët për shkak të punës së tij të mëparshme si roje në ambasadë.

“Isha ulur jashtë kur më afruan persona të armatosur, njëri prej tyre më sulmoi. Ata thanë se po punoni për ambasadën britanike. Filluan të më rrahin dhe më hodhën në tokë. Më sulmuan vazhdimisht," tha ai.

Një tjetër ish-gardian tha se një militant e goditi atë në kokë me dorezën e një pushke. Ai ase u lirua vetëm pasi talebanët u bindën se nuk punonte më për britanikët.

Një afgan që erdhi në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të këtij viti tha se shumë nga ish-kolegët e tij nga ambasada po kërcënoheshin çdo ditë.

“Ndjehem sikur britanikët janë prerë në pabesë. Këta burra punuan shumë për ta dhe tani jeta e tyre është në rrezik. Nuk mund të fle apo të ha pa menduar se çfarë po kalojnë. Më dërgojnë mesazhe vazhdimisht duke kërkuar ndihmë," tha ai.