Itali/ Po rregullonin ngarkesën e furgonit, kamioni përplas për vdekje dy persona dhe largohet

Dy burra kanë humbur jetën pasi u shtypën nga një kamion në unazën e jashtme të Milanos.

Drejtuesi i kamionit nuk është ndalur për tu dhënë ndihmë të plagosurve, por është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Një dëshmitar në vendin e ngjarjes telefonoi 118 dhe policia mbërriti në vendngjarje ku gjeti të pajetë dy burrat.

Viktimat 51 dhe 55 vjeç dolën nga furgoni i tyre i bardhë për të rregulluar ngarkesën që kishte lëvizur dhe u goditën fatalisht nga kamioni.

Policia u vu në ndjekje të shoferit të kamionit i cili u vendos në arrest shtëpie.