Napoli/ 17 vjeçari i birësuar vret të ëmën me thikë pas një sherri
Nga Ora News Përditësimi i fundit 16 Qershor 2022, 08:33
Në Napoli, një 17 vjeçar vrau të ëmën e tij në shtëpi pas një zënke të castit.
Djali që ishte i birësuar vrau 61 vjeçaren duke e goditur disa herë me thikë. Sherri dhe britmat e nënës ishin dëgjuar dhe nga komshinjtë afër tyre.

Ata menjëherë lajmëruan forcat e policisë që hynë nga dritarja dhe gjetën djalin me duart e gjakosura e nënën tashmë të vdekur. Ajo ishte goditur disa herë me thikë.
Nuk dihet nëse në shtëpi ka pasur persona të tjerë vec atyre të dyve, ndërsa policia ka marrë në pyetje dhe komshinjtë për të parë nëse ka pasur zënka të tjera më parë që kjo e fundit përfundoi kaq tragjikisht.


