Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev

Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev

Tre liderët evropianë kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev për një vizitë në vend dhe për tu takuar me presidentin Zelenski.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi udhëtuan në qytet me tren.

Duke folur me gazetarët ndërsa mbërriti në Kiev, Macron tha se liderët do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski dhe do të vizitojnë vendin.

Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev

I pyetur nëse ai kishte një mesazh për ukrainasit, Macron tha se ai ka një "mesazh të unitetit evropian drejtuar burrave dhe grave ukrainase".

"Javët e ardhshme, ne e dimë, do të jenë shumë të vështira. Dua t’i mbështes dhe të jem në krah të tyre”, tha ai.