Hetimi i investimeve strategjike, kërkesa e PD të hënën në Konferencën e Kryetarëve
Kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor për të kontrolluar mënyrën sesi qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike do të shqyrtohet të hënën në Konferencën e Kryetarëve.
Këtë e bëri të ditur kryetari I grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Kjo është kerkesa e tretë e depozituar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike. PD kërkon ngritjen e këtij komisioni pasi sipas tyre ka dyshime për abuzime dhe klientelizëm për projektet strategjike.
Kërkesa është firmosur nga 35 deputetë të opozitës, mes tyre edhe ish-kreu i PD-së Luzlim Basha. Ajo që bie në sy është fakti se deputetja Ina Zhupa e cila kishte firmosur më herët e ka tërhequr firmën e saj nga kjo nisëm, që pas bashkimit me grupin e Sali Berishës. Por vihen re se pjesë e nismës janë disa aleatë por dhe deputet që nuk e kanë ndjekur linjën e Enkelejd Alibeajt.
Ndërkohë më 9 qershor maxhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e dytë të deputetëve të opozitës për ngritjen e këtij komisioni.