PS rikthen në Kuvend rezolutën për "Masakrën e Srebrenicës" rrëzimi shkaktoi debat publik

Maxhoranca dhe opozita bien dakord që më 7 korrik të mblidhen në një seancë për miratimin e rezolutës për të dënuar gjenocidin serb në Srebrenicë.

Me solemnitet dhe protokoll siç i ka hije, një përfaqësues I qeverisë, kryetarët e grupeve parlamentare të mbajnë fjalët e rastit dhe natyrshëm dokumenti të jetë një dokument serioz, ku Kuvendi të shprehë qartë përmes kësaj rezolute dënimin dhe vijimin e qëndrimeve konsguente të qeverisë shqiptare lidhur me pandëshkueshmërinë në rastit e këtij gjenocidi dhe të ftojmë edhe përfaqësues të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës, ambasadorin apo autoritete të tjera pse jo dhe familjarë të viktimave të këtij gjenocidi. Besoj dhe Alibeaj e shprehu në datë 7 korriku Kuvendi i Shqipërisë të ketë një moment të posaçëm për kujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë"

Më 12 maj 2022 Kuvendi rrëzoi këtë rezolutë e cila ishte propozuar nga deputeti i PD-se Tritan Shehu mbështetës i Berishës. 

Fakti që kjo rezolutë u propozua nga krahu i Berishës ishte shkak sipas maxhorancës ta refuzonte. Por rrëzimi i rezolutës shkaktoi mjaft debat brenda dhe jashtë vendit. 

"Rezolutë, pjesa mbrapa rezolutë pjesa prapa nuk mund të përdoret nga askush për nevojë të momentit apo kontestit politik brenda PD. Këta individë nuk mund të lejohen të rehalibitohen me rezoluta" tha Balla sot. 

Në tragjedinë e Bosnjes, në vitin 1995, u vranë më shumë se 8 mijë civilë të moshës nga 12 deri në 77 vjeç.

Masakra është regjistruar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mlladiç.