Tiranë, zbulohet punishtja e armëve e silenciatorëve, dy persona modifikonin armët e grupeve kriminale

Një depo e mirëfilltë që merrej me modifikimin e armëve të zjarrit është zbuluar nga policia në Mëzes të Tiranës. Në pranga ranë 2 personat e dyshuar Ervis Bakalli dhe Dorian Kalo të cilët armët dhe silenciatorët dyshohet se i shisnin tek grupet kriminale. Të gjitha armët e sekuestruara janë dërguar në policinë shkencore e ndërsa hetuesit shpresojnë që 2 të arrestuarit të tregojnë se kujt ia kanë shitur armët e zjarrit. 

Tiranë - Një banesë 3 katëshe e ndodhur në zonën e Mzezit prej kohësh ishte rikthyer në një depo ku modifikoheshin armët e zjarrit me qëllim shitjen tek grupert kriminale që i përdornin më pas ne atentate.

Policia njoftoi së gjatë operacionit u arrestuan 2 persona Ervis Bakalli, 30 vjeç, dhe Dorian Kalo, 45 vjeç

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Policia e kishte më herët informacione në rrugë operative për Dorian Kalon ndërkohë që hetusit kishin filluar ndjekien e tij dhe mbajtjen nën përgjim deri në momentin që u zbulua dhe depoja e armatimit.

Hetuesit shprehen se pjesë të ndryshmë të armëve vinin nga jashtë vëndit në mënyrë ilegale dhe se 2 të arrestuarit krijonin kontakte me grupet kriminale dhe me persona me precedent për shitjen e tyre.

Armët dhe provate  grumbulluara janë vënë në dispozicion të policisë shkencore të cilës i është kërkuar të verifikojë nëse ato janë përdorur më parë në ngjarje kriminale.

Policia më herët është njohur më emrin e Dorjan Kalos i cili është përmenduar në dëshminë e dhënë nga i penduari i drejtësisë Enver Jakimi. Rrëfimi i tij hodhi dritë mbi 18 baza armatimesh në Tiranë ndërkohë qe vetë Jakimi ishte arrestuar si i përfshirë në atentain më bombe në automjetin e Gjon Menës në Kamëz.