Shtëpitë shemben pa dëmshpërblim, kush nuk ka legalizim 3 vite bonus qeraje ose stehim social

Në mbledhjen e radhës së Qeverisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar me propozim të zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj disa ndryshime në dispozitat për ligjin për legalizimet ku përcaktohen rregullat, mënyrat dhe afatet e trajtimit të poseduesve të këtyre objekteve.

Sipas VKM-së, do të përfitojnë financiarisht vetëm ata që do të kenë një marrëveshje për përfitimin e trajtimit, si dhe do të përkhrahen me bonus qeraje për 3 vite, ata qytetarë që nuk kanë një tjetër banesë të legalizuar apo në proces legalizimi në të njëjtën bashki.

Në VKM më tej theksohet se moslidhja e marrëveshjes së bashkëpunimit nuk përjashton organin përgjegjës nga detyrimi për të proceduar. Por do të mbetet në përdorim të posdeuesit deri në momentin kur do të ndërhyhet për shembjen nëse preket nga një projekt që përbën interes publik.

Për ata që do të përfitojnë trajtimin financiar, godina nuk mund të lirohet dhe ndërtimi nuk mund të prishet përpara se organi përgjegjës t’u ketë garantuar bounusin e qirasë. Por personat që do ta refozojnë këtë trajtim financiar, apo nëse nuk do të aplikojnë për 6 muaj pas njoftimit për shembjen e objektit, atëherë do të konsiderohen si të dëmshpërblyer.

Me anë të kësaj vkm-je qeveria i hap rrugë shembjeve të godinave, duek vendosur që ngritja e padive ose shqyrtimi gjyqësor lidhur me pretendimet e palëve nuk pezullon procedurat e zbatimit të projektit.