Plagosi me sende të forta bashkëfshatarin, arrestohet ish-drejtori i OSHEE në Mirditë

Arrestohet ish-drejtori i OSHEE në Mirditë Altin Nikolli.

Nikolli u përfshi në një konflikt me një bashkëfshatar të tij në zonën e Fanit në Mirditë, informon Ora News.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest me burg nga gjykata e Lezhës për veprën penale plagosje e rëndë me dashje.

Ai ka goditur me sende të forta bashkëfshatarin e tij, duke e lënë të plagosur rëndë.

Pas veprimeve hetimore është lëshuar dhe urdhër ndalimi.