Nga Stambolli me 4 emigrantë në rimorkio, arrestohet në Kapshticë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2022, 10:55
Është arrestuar një shtetas turk pasi kishte fshehur në rimorkio 4 emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin të kalonin drejt vendeve të BE-së.
Mbi shtetasin 62 vjeçar rëndon vepra penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
"Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. T., 62 vjeç, banues në Stamboll, Turqi, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, shërbimet e Policisë, gjatë procedurës së skanimit të kamionit tip “DAF” që drejtonte ky shtetas, në rimorikon e tij, gjetën të fshehur 4 emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin të kalonin drejt vendeve të BE-së", njofton policia.
