Merr flak një makinë në aksin rrugor Qafë Muzinë - Jorgucat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2022, 10:00
Sot rreth orës 09:30, në aksin rrugor Qafë Muzinë - Jorgucat, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip "Benz", njofton policia.
Drejtues i mjetit është shtetasin G. Z., 55 vjeç, banues në Sarandë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz, ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.