Ora News mëson itinerarin e anijes ku u gjet kokaina "Dragon Ball", emrat e dy të arrestuarve në Durrës

Ora News mëson itinerarin lëvizjes së anijes  së kontenierëve Contship Eco brenda të cilës ishte dhe kontenieri me mish pule ku ishin fshehur 40 pako kokainë,  me peshë totale 45.5 kg.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

 Droga mbërriti në Durrës më 12 qershor nga Porti i Pireut dhe është larguar nga porti më 13 qershor.

Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dispononte informacion dhe për këtë ka nisur pasditen e djeshme kontrolli i imtësishëm i kontenierëve.

Gjatë kontrollit të detajuar në kontenierin e ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut u  gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë. 

Më pas u bë arrestimi i

 Arben Ferizi, 30 vjeç, banues në Prishtinë, me detyrë administrator në kompaninë që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil;

Egert Vargu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani.

Ora News mëson itinerarin e anijes ku u gjet kokaina "Dragon