Debati i hapur në KS/ Xhaçka: Ngjarjet e fundit nëpër botë kanë ndikuar në perspektivat për organizatat e grave
Ministrja Olta Xhaçka përpara nisjes së debatit të hapur në Këshillimin e Sigurimit në kuadër të marrjes së saj në drejtim nga vendi ynë, nënvizoi rëndësinë e tematikës së tij, rolin e organizatave rajonale në zbatimin e axhendës Gratë, Paqja dhe Siguria përballë trazirave politike dhe marrjes së pushtetit me forcë.
Olta Xhaçka: Ngjarjet e fundit në Ukrainë, Afganistan, Sudan duke përmendur vetëm disa prej tyre ka ndikuar në prespektivat për organizatat e grave dhe avokatët e barazisë gjinore në këto vende. Angashimet ndërkombëtare për gratë, paqen dhe sigurinë janë ndërprerë papritur dhe hapsira qytetare është tkurrur në mënyrë dramatike.
Xhaçka theksoi se debati i hapur ka një qëllim të dyfishtë.
Olta Xhaçka: Së pari për të hedhur dritë në mangësitë e vazhdueshme në zbatimin e kuadrit normativ për gratë, paqen dhe sigurinë.Së dyti për të mbledhur dhe ndarë idetë dhe përvojat më të mira mbi mënyrat se si Këshilli i Sigurimit ose organizata të tjera rajonale mund të mbrojnë dhe avancojnë më tej këtë agjendë në situata të tilla.
Në debatin e hapur të drejtuar nga Shqipëria morën pjesë sekretarja e përgjithshme e OSBE dhe përfaqësues nga Unioni Afrikan, Liga Arabe, BE dhe UN women.
