"S'mban më ujë pilafi" protestat kundër rritjes së çmimeve
Në Tiranë janë rikthyer protestat kundër rritjes së çmimeve. Ashtu siç edhe ishte planifikuar tubimi i thirrur për në orën 18 00 ka grumbulluar dhjetra njerzë tek sheshi skënderbej, të gjithë me të njëjtën thirrje Me pankarta në duar qytetarët kërkojnë nga qeveria ndërhyrjen jo vetëm si rregullator të çmimeve, por edhe me paketa sociale, duke e cilësuar si mjerane ndihmën e dhënë vetëm për një shtresë të vogël të qytetarëve.
"Paketa që dha qeveria ishte tërësisht antipopull."
"Ne kërkojmë të miratohet një minimum jetik në vend, të ketë transparencë për çfarë po ndodh me çmimet."
Më tej ata marshuan drejt kryeministrisë ku nuk munguan as thirrjet ironizuese.
Ashtu si edhe në protestat e kaluara kundër rritjes së çmimeve, qytetarët kanë marrë mikrofonin në dorë, duke i bërë thirrje qeverisë për ndërhyrje.
"Ne na kanë mbledhur hallet e përbashkëta ekonomike dhe arroganca e shpërfillja e një qeverie autoritare."
Më pas ata u kthyen serish para bashkisë së kryeqytetit, duke pasur edhe një mesazh për kryebashkiakun Erion Veliaj.
