Durrës: 40 pako kokainë në kontenierin me mish pule, arrestohet administratori kosovar dhe agjenti doganor
Mësohet se deri tani janë 2 të arrestuar për kokainën të gjetur në kontenierin e ngarkuar me mish pule.
Personat e arrestuar janë administratori i kompanisë, shtetas kosovar dhe një agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani, nga Tirana.
Ngarkesa prej 45.5 kg kokainë është gjetur mbrëmjen e 15 qershorit 2022 pas kontrollit të imtësishëm të kontenierit që ishte nisur transit nga Brazili për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut, informoi mbrëmë policia e Durrësit.
Droga ishte paketuar në pako me foton e personazheve kryesore të filmit të animuar për fëmijë "Dragon Ball"
Operacioni u kodua “Tranziti”
Arben Ferizi, 30 vjeç, banues në Prishtinë, me detyrë administrator në kompaninë që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil;
Egert Vargu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani.
"Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë"
Ata akuzohen për “Trafikimi i lëndëve narkotike”
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
