Video/ Australia në delir, kualifikohet në botëror, Peruja në “ferr”, humbi në “lotarinë” e penalltive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2022, 08:35
Pas 120 minutave me rrjeta të paprekura, emrin e skuadrës së 31 të Kupës së Botës e caktoi lotaria e 11-metërshave.

Australia mund Perunë dhe kualifikohet ne një Kupë Bote për të pestën herë rresht duke e mbyllur sfidën e zhvilluar në Katar me rezultatin 5-4.
Vendimtare rezultoi pritja e e Redmayne në goditjen e Valeras që do ta mbajë mend gjatë momentin e gabimit pasi i kushtoi Perusë një biletë për në Katar 2022.

Skuadra e “kangurëve” e drejtuar nga Graham Arnold është shortuar në grupin D të botërorit bashkë me Francën, Tunizinë dhe Danimarkën.
