Pa test Covid edhe në Turqi

Turqia, është një tjetër shtet që heq të gjitha masat lidhur me Covid-19, për udhëtimet drejt këtij vendi.

Lajmi konfirmohet nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Kjo masë ka hyrë në fuqi duke nisur nga data 1 qershor 2022 dhe nuk do të aplikohet më kriteri i paraqitjes së testit PCR/Antigjen.

Udhëtimet lejohen për çfarëdolloj arsyeje.