Reja këmbëngul me 3-5-2, në sulm rikthehet titullar Seferi, provohen Çokaj dhe Bajrami

Nuk ndryshon skemë Edoardo Reja. Vijon të ndjekë programin e 3-5-2 trajneri i Kombëtares Shqiptare që ka publikuar formacionin e miqësores me Estoninë që starton në orën 18:00.

Në portë shfaqet Selmani ndërsa Veseli konfirmohet në mbrojtje ku mbështetet nga Mihaj e Bajrami. Nga krahët do të veprojnë Hysaj dhe Hoxhallari ndërsa në mesfushë rreshtohen Çokaj, Ramadani e Çekiçi që mbështesin në sulm dyshen Vrioni e Seferi.

Reja këmbëngul me 3-5-2, në sulm rikthehet titullar Seferi,