Vrioni e cilëson pozitive miqësoren, Çekiçi: Kemi harruar të godasim portën, Broja optimist

Në përfundim të ndeshjes me Estoninë, sulmuesi Giacomo Vrioni analizoi sfidën duke theksuar se skuadra dha maksimumin për ta fituar këtë ndeshje.

“Patëm shumë raste për ta fituar këtë ndeshje dhe e kërkuam një gjë të tillë. Tani duhet të pushojmë dhe të mendojmë për shtatorin. Unë besoj shumë te ky grup dhe shpresoj të bëjmë mirë në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.

Mesfushorët na kërkojnë shumë dhe ne duhet të jemi më agresivë kur sulmojmë portën. Duhet të shënojmë gola sepse është ajo që trajneri na kërkon”.

Ndërkohë, Endri Çekiçi u shfaq disi i zhgënjyer pas kësaj sfide.

“Në momentin e fundit kur duhet të godasim portën, bllokohemi. Shpresoj që në shtator ta kemi kaluar këtë ngërç psikologjik. Në këtë ndeshje kemi parë që Estonia u ngjesh mbrapa dhe ishte e vështirë të godisje portën”.

Vrioni e cilëson pozitive miqësoren, Çekiçi: Kemi

Aramando Broja:

“Kur stërvitemi edhe më shumë bashkë është më e lehtë por të stërvitesh një herë në muaj me 4-5 seanca është më e vështirë. Ka raste kur e luajmë topin mirë por ndonjëherë nuk kemi fat. Sulmi është i gjithë ekipi dhe fillon që nga portieri. Duhet që të jenë të gjithë lojtarët aktivë, të hyjnë në zonë dhe të rrezikojnë.