Varyag, anija ruse binjake e "Movskas" shfaqet në ujërat e detit Adriatik përballë Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2022, 16:59
Flota e Kremlinit del në detin Adriatik për të sfiduar Perëndimin.
Kudo, nga Baltiku në Paqësor, nëndetëset dhe fregatat u ngritën javën e kaluar për t'i treguar botës vullnetin rus për të vazhduar konfrontimin me NATO-n.
Kështu, një shfaqje e tillë e fuqisë ruse që duket se i ka shkuar shumë afër bregdetit italian, shkruajnë mediet italiane.
Në fakt, disa analistë kanë raportuar një lundrim të ri të njësisë më të fuqishme në detin Jon, pranë Pulias.
Bëhet fjalë për kryqëzori "Varyag", binjak i "Movska" i mbytur në Odessa, me sa duket po shkon drejt Adriatikut.
