Sofra Dardane, edicioni i 19-të në Tropojë, bën bashkë me qindra artistë nga trojet shqiptare

Flamuri Kombëtar i printe, kur u mblodhën në qytetin e Bajram Currit për edicionin e 19 të Sofrës Dardane

Sofra e artit mbushi stadiumin e hapur të lojërave me dorë me qindra artistë nga trojet shqiptare.

Mbartës dhe përcjellës të traditave më të mira popullore shqiptare.

"Ku shpalosen vlerat e të gjitha trevave shqiptare. Këtu kemi nga Plava, Gucia, Korça, nga Vlora."

Aty u dëgjuan tingujt e lahutës, e ciftelisë së malësoreve dhe tingujt e sazave të jugut

"Pati një festë të lamishme të artit të të gjitha trevave shqipfolëse. Erdhën në Malësinë e Gjakovës për të shpalosur vlerat e tyre folklorike, tradicionale."

Nga fëmijët tek të moshuarit, shpalosën larminë e veshjeve të shqiptarëve.

Për tre netë me radhë prezantuan më të bukurat këngë e valle të zonave që përfaqësojnë.

"Një mikëpritje dhe një pamje fantastike."

"Jemi shumë të lumtur që kemi ardhur këtu."

Grupi artistik i Hasit u vlerësua me çmimin e parë.