Komisioneri i BE Lemercis i dorëzon Ramës një plan pune për mekanizëm të përbashkët të BE për Mbrojtjen Civile
Komisioneri i BE Janes Lemercis gjatë Konferencës Kombëtare të Antikorrupsionit pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama që Shqipëria të bëhet shtet pjesëmarrës i mekanizmit të BE për Mbrojtjen Civile tha se mbështet obiektivat e Shqipërisë në këtë drejtim.
Ai gjithashtu i dorëzoi Ramës një plan për punën që do të mund të bëjë Shqipëria në bashkëpunim me BE në këtë mekanizëm të përbashkët të BE për Mbrojtjen Civile.
Janes Lemercis: Jam i lumtur që kryeministër, ju sot keni vendosur të më dorëzoni kërkesën zyrtare të Shqipërisë, që Shqipëria të bëhet shtet pjesëmarrës i mekanizmit të BE për Mbrojtjen Civile. E pranoj këtë kërkesë tuajën zyrtare me kënaqësi të madhe dhe mund të them që dhe unë personalisht e mbështes këtë obiektiv tuajin dhe synimi ynë është që ne të bashkëpunojmë me ju që kjo dëshirë e juaja të bëhet realitet sa më shpejt që të jetë e mundur. Shqipëria jo vetëm të ketë mundësi të mbështetet te solidariteti i vendeve të tjera por Shqipëria të ketë mundësi të tregojë solidaritetin e vet kur shtetet e tjera të kenë nevojë për të. Po ashtu të forcohen kapacitetet në fushën e mbrojtjes civile dhe të emergjencave. Ne do të vijojmë punën tonë me ju.
"Më lejoni tju dorëzojmë një orjentim nga ana jonë që ne mendojmë që duhet ta përmbushim duke bashkëpunuar me njëri tjetrin. Një plan pra për punën që do të mund të bëjmë ne në këtë mekanizëm të përbashkët të BE për mbrojtjen civile", tha ai.

