“Shqipëria pjesë në mekanizmin e BE për Mbrojtjen Civile”, krenohet Rama: Vjen si rezultat i reformave që kemi bërë
Kryeministri Edi Rama, ka dalë në konferencë e përbashkët me komisionerin e BE për menaxhimin e krizave, Janez Lenarçiç.
Rama i ka dorëzuar komisionerit kërkesën për anëtarësimin e Shqipërisë në mekanizmin e BE për Mbrojtjen Civile, duke thënë se ky është një hap domethënës dhe lehtësim i madh për vendin tonë, kur të jetë e nevojshme.
Kreu i qeverisë tha se agjencia jonë e mbrojtjes i ka parametrat për t'u bërë pjesë e këtij mekanizimi. Rama është krenuar duke thënë se pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë mekanizëm, vjen si rezultat i reformave që qeveria e tij ka bërë.
Edi Rama: Kur flasim për një zjarr që bie dhe merr përmasa për një sërë arsyesh, dhe për këtë në Shqipëri, vijnë një ose dy mjete nga ky mekanizëm, kjo nuk është për të qarë hallin, këtë e bëjnë gjithë, dhe vende më të fuqishme. Kjo që bëjmë sot nuk është diçka që mund ta bënim dje, nuk është çështje dëshire.
Kjo vjen si rezultat i reformave që kemi bërë. Agjencia jonë, sot i ka parametrat për t’u bërë pjesë e këtij mekanizimi. Ka nevojë akoma, përmirësimet po vazhdojnë larg syve të publikut. Kemi një qendër që funksionon për emergjencat civile. Besoj që ne kemi brë një transformin kolosal të strukturës së mbrojtjes civile.
