Rama i dorëzon Lenarçiç kërkesën për anëtarësimin e Shqipërisë në mekanizmin e BE për Mbrojtjen Civile

Shqipëria ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për të qenë pjese e mekanizmit të bashkimit europian për Mbrojtjen Civile.

Pas takimit të zhvilluar në Tiranë me komisionerin e  BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenerçiç, kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo kërkese do të jetë një hap i madh për Shqipërinë për të përballuar më së mirë çdo fatkeqësi natyrore.

“Është një hap i rëndësishëm, të cilin ne mund ta hedhim në bazë të reformave që kemi bërë, në funksion të transformimit të agjencisë kombëtare të emergjencave civile “

E ndërsa komisionëri Janes Lenericic u shpreh se e Shqipëria ka pasur mundësinë të mbështetet te solidariteti Europian, mekanizmi i BE për Mbrojtjen Civile.

“E pranoj këtë kërkesë tuajën zyrtare me kënaqësi të madhe, dhe mund të ju them se edhe unë personalisht e mbështesë këtë objektiv tuajin dhe synimi ynë është që ne të bashkëpunojmë me ju që kjo dëshirë e juaja të bëhet realitet.”

Kjo kërkese ka si synim që të forcojë bashkëpunimin midis shteteve anëtare të BE -së dhe shteteve pjesëmarrëse në mbrojtjen civile për të përmirësuar parandalimin dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore.  Vendi ynë u përball pak vite më parë më fatkeqësi si tërmeti e pandemia dhe zjarret, ku më i fundit përfshiu Sazanin, për të cilin u desh ndërhyrja nga Greqia për ta vënë nën kontroll.

Fjala e Edi Ramës

 Ishte ndër të parët që mbërriti në Shqipëri në momentet dramatike, menjëherë pas rënies së tërmetit, Komisioneri është rikthyer në Shqipëri, por këtë herë për nëj lajm shumë të mirë që ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në unionin e mekanizmit të mbrojtjes civile të BE. Është një hap i rëndësishëm, të cilin ne mund ta hedhim në bazë të reformave që kemi bërë, në funksion të transformimit të agjencisë kombëtare të emergjencave civile dhe në bazë të punës që kemi bërë për të rritur kapacitet operacionale dhe profesionale.

Reformimi i sistemit të mbrojtjes civile është në proces, në rang kombëtar, dhe në nivel evropian. Tërmeti është një moment jashtëzakonisht me peshë në këtë mbështetje, por dhe me çfarë pasoi me pandeminë. Ishte mbështetja e kësaj mbrojtje që na lehtësoi plagët. Ne kemi marrë ndihmë nga ky mekanizëm në përballjen me zjarret në vitin e shkuar. Në mjetet ajrore që u përdorën, i përkisnin kësaj mbrojtje. Është mekanizmi i mbrojtjet civile që është në krye të përpjekjes për të garantuar mbështetje për Ukrianën. Gjithçka që nuk është armatim, i mbulon ky mekanizëm.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE të mbrojtjes civile, është një hap shumë domethënës, dhe një lehtësim i madh për ne, pot ë kemi parasysh nevojat e vazhdueshme të vendit. Nuk bëhet fjalë vetëm për të marrë por edhe për të dhënë. E pamë të udhës që dorëzimin e letrës së interesit për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë union ta bëjmë publikisht.