Baçi: Politika shqiptare ka zgjedhur një president që nuk e dimë se çfarë modeli përfaqëson
Studiuesi Agim Baçi, ka komentuar zgjedhjen e Bajram Begajt si president i Shqipërisë.
Në një intervistë për Ora News, me Anila Zyberajn, Baçi tha se politika shqiptare ka zgjedhur një president që populli nuk e di se çfarë modeli ai përfaqëson.
Sipas tij Begaj nuk do të ketë qëndrime të qarta në lidhje me kushtetutën.
Agim Baçi: Parlamenti shqiptar për të cilën ne nuk kemi dijeni për asnjë lloj qëndrimi se çfarë mendon ai për pronën, për familjen, për çështje të rëndësishme. Ne nuk dimë asgjë se çfarë mendimi ka ky person. S’kemi asnjë lloj qëndrimi. Shqiptarët do të ishte mirë që të kishin disa qëndrime. Nuk kam shpresë të madhe, që Begaj do të ketë qëndrime të qarta, në lidhje me kushtetushmërinë.
Në lidhje me protestat e paralajmëruara nga Berisha, Baçi tha:
Koha për protesta është gjithmonë, por qeveria nuk zhbëhet vetëm me protesta. Nuk zhbëhet vetmë kur ngrihet një parti politike, dhe qytetarët pinë kafe në lokalet e Tiranës.
