Gështenja: Rama ka ardhur në pushtet falë bandave, të mbajë përgjegjësi për Agim Kajmakun
Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja është shprehur se Edi Rama, ka ardhur në pushtet falë kontributit të bankave dhe njerëzve të inkriminuar.
Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Besmira Pelushja, Gështenja është shprehur se kreu i qeverisë duhet të mbajë përgjegjësi, për ish-kryebashkiakun Agim Kajmaku, i cili u kap në Itali me 20 kilogramë dorgj.
Lefter Gështenja: Rama ka ardhur në pushtet falë kontributit të bandave dhe njerëzve të inkriminuar. Përfaqësues të bandave kriminale, pa dashje qëllojnë nga krahu i mazhorancës. Kanë origjinën nga organizata e PS. Rama ashtu siç mburret nga punët e mira që bëjnë kryebashkiakët , duhet të mbajë përgjegjësi edhe për njerëzit që janë të përfshirë në krime.
Ai tha se shumë ish-kryebashkiakë kanë lënë detyrën për shkak se kanë pasur një të shkuar të errët.
Ne kemi disa ish-krerë bashkish që kanë lënë detyrën e tyre për shkak se kishin një të shkuar të errët.
Më tej shtoi se: Në të gjitha qarqet e vendit, kur ishin zgjedhjet, çdo drejtues politik kishte suprt nga nja badë, përveç kompanive.
Gështenja mendon se në politikën shqiptare duhet të ketë vetting.

