Vlorë/ "Fiati" përplas 10 vjeçarin, shoferi laroget nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur në Vlorë, ku një automjet tip "Fiat", ka përplasur një 10 vjeçar.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 (12 qershor), në fshatin Panaja, ndërsa mësohet se shoferi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

I mituri ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Burimet nga spitali i Vlorës konfirmojnë se i mituri është në gjendje të qëndrueshme dhe po kryen kontrolle mjekësore

 

“Më datë 16.06.2022, rreth orës 20:00, në fshatin Panaja, Vlorë, automjeti tip "Fiat", ka aksidentuar një shtetas të mitur rreth 10 vjeç dhe është larguar".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.