U gjet i dekompozuar në Kolonjë, trupi dyshohet se i përket Sherif Mukajt, 28-vjeçari ishte zhdukur në nëntor të 2021
Identifikohet trupi i viktimës së gjetur një ditë më parë (11 qershor) në fshatin Kreshovë të Kolonjës. Trupi i dekompozuar u gjet nga 2 barinj, në një terren të thyer malor, të cilët kanë lajmëruar policinë
Burime të siguruara pranë uniformave blu bëjnë me dije se kanë qenë familjarët e 28 vjeçarit Sherif Mukaj, ata që janë thirrur të parët nga grupi hetimor për identifikim e trupit të gjetur.
Të njëjtat burime thanë se nisur nga rrobat që viktima ka pasur veshur i kanë bërë me dije policisë se bëhet fjalë për 28 vjeçarin e zhdukur që në muajin nëntor të vitit të kaluar.
Gjithashtu thuhet se pranë trupit të Sherif Mukajt janë gjetur çelësa të cilat i korrespondonin banesës së viktimës si dhe një telefon celular i vjetër Nokia.
Megjithatë përsa kohë policia nuk ka një përgjigje përfundimtare të analizave të ADN-së nuk ka dalë me një njoftim zyrtar ku të bëjë me dije identitetin e kufomës së gjetur rrëzë Malit të Gramozit. Burime nga drejtoria e policisë bëjnë të ditur se me hetimin deri ne identifikimin e viktimës, hetimet po kryen nga ana e sektorit te krimeve ne Drejtorine e Policise se Korçës.

