Video/ Dhunë në Volos, tifozët grekë sulmuan dhe rrezikuan jetën e miqve nga Kosova

Momente frike në stadiumin e qytetit të Volos për tifozët e Kosovës, të pranishëm për të ndjekur ndeshjen e “Dradanëve”.

Pas golit të parë të Greqisë në minutën e 71, mbështetësit grekë provokuan miqtë madje i sulmuan dhe hodhën drejt tyre fishekzjarre dhe mjete të forta dukë rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Pamjet e publikuara nga media të ndryshme të Kosovës e bëjnë edhe më të qartë tablonë e situatës në stadium ku mijëra grekë gjatë gjithë ndeshjes tentuan të krijonin tension duke shpalosur banderola në mbështetje të Serbisë.

Gjithçka nisi me vërshëllimin e himnit të Kosovës ndërsa në fund u desh ndërhyrhja e policisë për të qetësuar situatën.

Në këtë video, Amir Rrahmani shkon drejt trajnerit të Greqisë duke i treguar se ai duhet t’u kërkojë tifozëve vendas të qetësohen.

U ankova te arbitrat, pasi fishekzjarret ishin shumë të rrezikshme, por kur po flisja me ta, erdhi trajneri grek dhe më shau. Iu ktheva menjëherë, duke i thënë se je trajner dhe nuk të takon të flasësh me këtë gjuhë”, deklaroi kapiteni.