E dielë e “mallkuar” për Ferrarin, Leclerc tradhëtohet sërish nga motorri

E dielë e zezë për Ferrarin në Azerbajxhan ku Leclerc dhe Sainz u tërhoqën për shkak të problemeve me makinat e tyre duke i kënë rrugë të lirë Red Bullit dhe Verstappen që siguron një tjetër fitore që e konfirmon në krye të klasifikimit.

Vendi i dytë për Sergio Perez, i cili kompleton të dielën perfekte të skuadrës së Red Bull. Për shkak të një problemi në motorr, Leclerc braktisi garën edhe pse kryesonte në xhiron e 21-të, ndërsa Sainz ngriti “flamurin e bardhë” për shkak të problemeve me kambion.

Kjo është tërheqja e dytë në tre garat e fundit për pilotin monegask që konfirmon problemet e besueshmërisë që ka makina Ferrari në këto momente. Ky është momenti kur motorri i Leclerc ka marrë flakë.

E dielë e “mallkuar” për Ferrarin, Leclerc

“Mesa duket kemi një problem por nuk dua të flas shumë sepse nuk arrij të gjej fjalët e duhura. Kemi gjetur shpejtësinë por jo rezuktatet por nuk duhet t’i injorojmë pikët e humbura. 25 pikë të humbura janë vërtet shumë dhe për momentin nuk mund të shpëpus asgjë pozitive”, theksoi i zhgënjyer Leclerc.