Kylian Mbappe "largon" Pochettino-n nga PSG
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2022, 18:08
18 muaj, kaq zgjati aventura e Maurizio Pochettino-s në stolin e PSG. Argjentinasi dhe klubi parizien i kanë "dhënë duart" njëri-tjetrit pasi gjetën gjuhën e përbashkët.
Edhe pse fitoi titullin me 15 pikë diferencë nga vendi i dytë i Marseille, diferenca më e madhe në Europë, eleminimi nga Real Madrid në 1/8 e Champions League, rezultoi fatal për trajnerin argjentinas.
Rinovimi i Mbappe dhe rritja e kompetencave të sulmuesit francez mendohet se ndikoi në lamtumirën e teknikut i cili nuk ka patur asnjëherë marrëdhënie të afërt me 23-vjeçarin. Tani PSG do t'i përqëndrojë fuqitë në bisedimet me Zinedine Zidane.
