Video/ Golat e Ligës së Kombeve, shkëlqen Halaand, Spanja merr kryesimin në A2
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2022, 06:47
Gola dhe spektakël në derbin skandinav të Oslos mes Norvegjisë dhe Suedisë, i vlefshëm për Divizionin B të Ligës së Kombeve. Ai që zhbllokoi ndeshjen ishte i zakonshmi Halaand i cili dyfishoi në pjesën e dytë por pak më vonë Suedia rihapi sfidën edhe pse për shumë pak sepse sulmuesi i Manchester City sigloi edhe golin e tretë që vrai përfundimisht ndeshjen.
Në grupin A2 ka një kryesuese të re, Spanja që mundi 2-0 Republikën Çeke dhe përfitoi nga humbja e Portugalisë në Zvicër. Ndeshjen e Spanjës e zhbllokoi Asensio ndërsa Sarabria vendosi në “kasafortë” fitoren.
Në Gjenevë shënoi menjëherë Widmer dhe ndeshja mbeti e bllokuar deri në fund në rezultatin 1-0. Tashmë në këtë grup Spanja ngjitet në +1 nga luzitanët.
