Donnarumma kapet me tifozin e Milanit dhe i "mbyll gojën"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2022, 16:18
Episod aspak i këndshëm për portierin e Italisë, Gianluigi Donnarumma në fund të ndeshjes me Anglinë. Pasi doli nga stadiumi i Wolverhampton, numri 1 u prit nga shumë tifozë në kërkim të një fotoje mes të cilëve edhe një kontestues që mesa duket ishte italian dhe tifoz i Milanit.
Pas disa sekondave debat, njeriu i panjohur u tërhoq dhe Donnarumma vijoi rutinën e fotove dhe autografëve.
Ishte stafi i Kombëtares së Kaltër qe tentoi ta qetësonte portierin e PSG, i cili i nervozuar u tha se bëhej fjalë për nje "budallallëk" dhe asgjë më shumë.
