Uellsi, tradita e çuditshme e fotove asimetrike që e ka rikthyer skuadrën në...botëror
Një traditë e nisur në vitin 2016 dhe e çuar përpara ndeshje pas ndeshje. Asnjë rregull, madje mungesa e rregullave e ka bërë interesant ritin. Ish-lojtari i Uellsit, Joe Ledley rrëfen prapaskenat e anomalisë në fotot e kombëtares së “Dragonjve”.
Në ndeshjen e Euro 2020 kundër Italisë, Uellsi është rreshtuar sipas një rregulli të çrregullt për foton zyrtare. Shikojeni për ta besuar. 8 lojtarë ulur dhe 3 në këmbë. Për ata që e njohin skuadrën, nuk bëhet fjalë për një gjest tërësisht rastësor.

Në këtë foton tjetër, vazhdon tradita e rreshtimit asimetrik me 4 lojtarë në këmbë dhe 7 ulur.

Ndërsa këtë rreshtim Uellsi e zgjodhi edhe për ndeshjen me Turqinë, po në Euro 2020.

Gjithçka nisi rastësisht dhe sipas rrëfimit të Ledley, lojtarët nuk kanë qenë asnjëherë të zotët për t’u kompzuar përpara një fotoje. “Kur pamë që ishte e pamundur që të rreshtoheshim sipas një rregulli, menduam ta vazhdonim traditën dhe të gjithë të vendosesshin aty ku ta mendonin”, thekson ai.

“Nuk është tamam një veprim që nisi për të na sjellë fat por mesa duket gjatë viteve të fundit mendoj se ka rezultuar me vend duke parë arritjet e Uellsit”, shton Ledley. Rezultatet? Shikojeni me poshtë në një koleksion fotosh të realizuara gjate viteve të fundit ku Uellsi ka marrë pjesë në dy europianë dhe tashmë ka në xhep biletën e një botërori pas rreth 60 viteve mungesë.



