Bajrami nuk arrin ta "përkthejë" Reja-n: S'e di pse më zëvendësoi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2022, 01:40
Nedim Bajrami ndez polemikat në kampin e Kombëtares Shqiptare. Pas humbjes ai foli për ndeshjen duke e analizuar në përgjithësi paraqitjen e skuadrës që nuk e cilësoi edhe aq negative.
Mesfushori i Empolit e pranoi më pas se pjesa e dytë ishte me një tjetër fytyrë dhe Shqipëria u transformua por shtoi se me të në fushë, gjërat mund të kishin shkuar ndryshe:
"Nuk e di pse trajneri më zëvendësoi. Ashtu e pa të arsyeshme ndoshta por unë fizikisht isha shumë.mirë dhe mund të vazhdoja ndeshjen me të njëjtin ritëm".
