Vllaznia rikthen një "ish" për kapitullin e ri me trajnerin Josa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2022, 14:36
Ish-sulmuesi i Vllaznisë, Vioresin Sinani merr një rol drejtues në sektorin teknik. Klubi shkodran njofton rikthimin e Sinanit duke shtuar se bashkë me Josën ai do të jetë një vlerë e shtuar për ta ndihmuar skuadrën në aspektin teknik.
Nuk dihet saktësisht detyra që do të mbulojë Sinani në hierarkinë e klubit pasi një gjë e tillë nuk bëhet e ditur por emërimi i tij pas largimit të drejtorit sportiv, Matko Djarmati mund të jetë një konfirmim i tij ne ketë post.
Sinani numëron rrrth 350 ndeshje në të gjitha kompeticionet me fanellën e klubit shkodran.
