Reja nuk pranon të dorëzohet: S’kemi “vdekur” ende!

Asgjë nuk është e humbur pas disfatës me Izraelin. Shqipëria duhet të luftojë deri në fund dhe testi i radhës me Estoninë duhet të shërbejë për të modifikuar gabimet e së shkuarës. Në prag të miqësores së të hënës, trajner Edoardo Reja flet për humbjen e rëndë por edhe për të ardhmen, duke vënë theksin te fakti që askush nuk duhet të dorëzohet në këto momente.

“E nisëm ndeshjen siç duhej, ndonjëherë humbasim ekuilibrat si në golin e parë ku i dhuruam avantazh kundërshtarit. Duhet të përdorim më shumë mendjen dhe të provojmë t’i korrigjojmë këto. Duhet të vlerësojmë kë kemi përballë dhe të njohim kohën e ndeshjes. Këtë duhet ta përmirësojmë, ne reaguam mirë dhe ne ishim prezentë.

Pas golit nuk mund të humbasësh përqëndrimin dhe pasi pësojmë nuk mund të humbasim humorin në fushë. Nuk jemi të vdekur sepse kemi edhe dy ndeshje dhe në Izrael duhet të shkojmë dhe të tregojmë forcën tonë. Kemi edhe Islandën në shtëpi, por duhet të besojmë sepse nuk mund të humbasin besimin pasi pësojmë gol. Edhe një rezultat 2-0 mund të kthehet dhe këtë aspekt duhet të përmirësohemi, sepse mos të reagojmë është papranueshme.

Ndaj Estonisë më intereson paraqitje dhe do të doja të shihja një ndeshje të bukur, do të ketë ndryshime në formacion. Nesër në mëngjes do të bëj një vlerësim përfundimtar, kemi lojtarë të rinj si Vrioni, Çokaj, Mersinajapo Muçolli. Por, janë lojtarë që e njohin grupin dhe kanë eksperiencë. Veseli dhe Lenjani kanë qenë më dhimbje grykësh, shpresoj ti rikuperoj. Hysaj mund ta lija pushim, por duke parë situatën, ndoshta më duhet ta aktivizoj. Ai është mësuar të sakrifikoj dhe nuk e ka problem”.